E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Handikos”-i i Suharekës ndihmohet nga Austria

Qyteti Linz i Austrisë, nëpërmjet shoqatës“Volkshilfe”, e ka ndihmuar “Handikos”-in e Suharekës me pajisje të nevojshme për persona me aftësi të kufizuara si: shtretër me mekanizëm elektrik, karroca invalidi, aparate fotokopjuese etj.

Drejtori i “Hendikos-it”, Rexhep Kuçi me këtë rast e k a falënderuar zonjën Monika Hofer për këtë donacion dhe disa nga bashkatdhetarët që punojnë atje. Në shenjë falënderimi zonjën Hofer e ka pritur edhe nënkryetari i Suharekës, Refki Bytyçi.

Në këtë takim të dyja palët kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›