E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Hyjnesha në Fron” nis nesër

Festivali i filmit “Hyjnesha në fron”, do të nis nesër rrugëtimin. Kësaj radhe festivali do të mbahet në qytetin e Ferizajt. Ky do të jetë edicioni i pestë i festivalit.

Basri Shala-Virusi drejtor ekzekutiv i Festivalit ka thënë për Indeksonline se gjatë këtij edicioni “Hyjnesha në fron” do te sjell filma nga shumë vende të Evropës.Ai tutja ka treguar se filmat që do të shfaqen në festival do të jenë premierë.

“Hyjnesha në Fron” do të nis nesër. Ky festival do të zgjatë tri ditë dhe do të jetë garues.

Gjatë këtyre ditëve do të shfaqën filma nga Gjermania, Maqedonia Shqipëria dhe Kosova. Po ashtu në këtë festival do të jetë edhe “Kinemaja e së ardhmes” ku në këtë pjesë do të shfaqen edhe filma të shkurtër nga Kosova dhe vende të tjera”, ka treguar Shala

Shala tutja ka treguar se festivali do të jetë garuese, ku sipas tij do të ndahen disa çmime.

“Festivali pasi ka edhe karakterin garues, organizatorët kanë menduar që në këtë edicion të ndajnë tre çmime: "Rexhia më e mirë", Filmi më i mirë", dhe "Aktori më i mirë”.

Festivali “Hyjnesha ne fron” do të mbahet në qytetin e Ferizajt gjegjësit në teatrin “Adriana Avdullahu”. Kurse, kryetari i jurisë do të jetë aktori Enver Petrovci. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›