Rita Ora në listën e më keq të veshurave për 2012

Të gjithëve na ndodhë kur për një ditë përtojmë të merremi me stilin, por puna e të gjithëve nuk është në sytë e gjithë botës.
Sidoqoftë, është e çuditshme se yjet kanë stilistët personal, këshillëtarët e të tjerë të cilët u ndihmojnë të marrin vendimin e duhur sa u përketë veshjeve. Dhe në fakt kjo është më qesharakja. 2012 pa costume të tmerrshme dhe rënie drastike sa i përketë modës.
Në këtë list gjendet Rihanna, e cila u paraqit me pizhama të disa masave më të mëdha, të cilat shërbyen vetëm për të mbuluar figurën e saj seksi, por me siguri ishin shumë të rehatshme.
Këngëtarja e Black Eyed Peas, Fergie pati vendosur të vishte një fustan portokalli të tejdukshme që lejonte të dukeshin të brendshmet e saj të zeza në mënyrë të atillë që asnjëherë nuk duhet lejuar.
Dhe si mund ta harrojmë aktoren Anne Hathaway me kostumin e saj prej një vajze bond që në fakt gati sa e bëri të qaj atë për turpërimin publik që pësoi.
Sipas listës së publikuar nga 3am edhe Rita Ora gjendet në këtë list me një veshje të saj, ndonëse ajo cilësohet si ikonë e stilit e këtyre kohëve.
Në këtë list nuk bënë asesi të mungoj Lady Gaga, Lindsay Lohan, Nicki Minaj, Kim Kardashian etj.