E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kleçka”, Zogaj nuk ishte i sëmurë psiqik

PRISHTINE-Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit ka përfunduar leximin e raporteve të ekspertëve britanikë lidhur me analizimin e gjendjes psikike të të ndjerit Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X”. Me këtë edhe është konstatuar se Dëshmitari “ X” është shtirur se vuan nga një çrregullim psikik.

Gjykatësi Malkolm Simons e ka deklaruar të mbyllur procedurën e provave në “Rastin Kleçka”, ku akuzohet edhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.
Por, askush nuk mund ta bind Salustron që ta jap fjalën e tij përfundimtare. 

Pavarësisht se sot ai është dashur të flas, Salustro ka kërkuar një ditë shtesë derisa që t’i rishqyrton edhe njëherë të gjitha provat, transmeton telegraf. 

“Tani ju lutem a mund ta kem një ditë shtesë që t’i rendisë mendimet dhe që t’i iki banalitetit”, tha Salustro. 

Kjo pasi ai ka menduar se sot do të jenë të pranishëm në sallë ekspertët vendorë që e kanë bërë ekspertizën psikologjike të dëshmitarit X, Agim Zogaj. Kjo pasi ai ka thënë se ata nuk janë ekspert por janë dëshmitarë. 

Derisa ekspertizën e Fabrizio Ramazotit dhe Richard Lejsend i kanë marrë si të lexuara. Këta të dy kanë konstatuar se Dëshimtari X është shtirur se vuan nga një çrregullim psikik. 

Ramazoti në ekspertizën e tij ka konstatuar se Agim Zogaj është shtirur se ka pasur probleme psikike.Tomë Gashi, avokat mbrojtës i Fatmir Limajt, ka theksuar se në bazë të provave pret që Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij të shpallen të pafajshëm dhe të lirohen. 

“Është indikative që prokurori kërkon kohë shtesë dhe është duke reaguar me nervozizëm ngase është e qartë se në bazë të provave Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij do të lirohen”, ka theksuar Gashi për Indeksonline. 

Palëve ju mbetet që nesër brenda ditës të japin fjalën përfundimtare dhe të përfundoj ky gjykim. 

Prokurori I rastit i cili është duke parë se është duke humbur rastin ka kërkuar kohë shtesë duke tentuar ta zvarris këtë proces, dhe kjo nuk i është lejuar, duke pasur kohë se ka pasur kohë të mjaftueshme për përgatitjen e rastit dhe paraprakisht është njoftuar se në shtator do të përfundoj ky rast”, ka thënë Gashi. 

Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka”. 

Përveç Limajt, në rastin “Kleçka” janë të përfshirë edhe: Arben, Naser e Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser, Sabit e Shaban Shala si dhe Besim Shurdhaj.

 Vitin e kaluar Gjykata e Qarkut në Prishtinë, tani e Apelit, kishte shpallur të pafajshëm të gjithë të akuzuarit për rastin “Kleçka”. Po të njëjtin vit Gjykata Supreme kishte marrë vendim ta kthejë komplet në rigjykim rastin “Kleçka".

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›