‘Përdhoset’ monumenti i ri i Stalinit në Gjeorgji
Një monument i ri i diktatorit sovjetik, Josef Stalin, është ‘përdhosur’ vetëm disa orë pasi është zbuluar në qytetin Telavi të Gjeorgjisë.
Individë të paidentifikuar kanë hedhur ngjyrë potokalli në statujën dymetërshe. Statuja është zbuluar të dielën dhe u është dedikuar ushtarëve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në dhjetor të këtij viti, për të shënuar 134-vjetorin e lindjes së Stalinit, Gori, që ka qenë vendlindja e tij, planifikon të rikthejë statujën, e cila është hequr nga qeveria e presidentit Mikheil Saakashvili, më 2010.
(e.m/rel/BalkanWeb)