E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër të vdekur brenda ditës

Katër persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë marrë lëndime trupore gjatë ditës së djeshme në aksidente trafiku.

Policia ka bërë të ditur se, në një aksidet që ka ndodhur në fshatin Ranilluk të Gjilanit, një person ka vdekur pasi vetura e tij është aksidentuar me një kamion. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa ngasësi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Ndërsa në aksidentin që ka ndodhur në Ferizaj, një këmbësor ka gjetur vdekjen pasi që është goditur nga një automjet në levizje.

I dyshuari është arrestuar përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Inistititin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Kurse në aksidentin që ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, dy persona kanë humbur jetën përderisa tre të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Policia ka bërë të ditur se vetëm gjatë njëzetekatër orëve të kaluara, kanë ndodhur mbi 60 aksidente trafiku, prej të cilave tri kanë qenë fatale dhe 21 me persona të lënduar./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›