E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mediet po e teprojnë”

Pop ylli 27-vjece, Carly Rae Jepsen është deklaruar se është në përkhrahje të këngëtarit Justin Bieber në këto ditë të vështira për të.

Bieber po kalon momente të vështira si pasojë e ndarjes nga ish e dashur, Selena Gomez dhe tani në momentin kur duket se të gjithë janë kundër tij për shkak të sjelljeve të papërshtatshme në publik, është dikush që po i qëndron afër.

"Mendoj që Justin Bieber është një djalosh i mirë i cili punon shumë por mendoj se mediet ndonjëherë i tejkalojnë kufijtë dhe dinë të ekzagjerojnë me gjëra të thjeshta.

Ditë më parë, ishte përfolur se këngëtarja e hitit ‘Call Me Maybe’ është në lidhje me këngëtarin kanadian për shkak që, ata të dy janë parë shumë të afërt me njëri tjetrin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›