“Papracit janë njerëzit më të pasjellshëm”

Këngëtari, Will.i.am ka drejtuar kritika ndaj paparacive duke i quajtur ata si njerëzit më të pasjellshëm që ka industria.
Ylli i ,’The Black Eyed Peas’ këtë gjë e ka thënë duke i dalë në mbrojte këngëtarit Justin Bieber, i cili javën e kaluar teksa ishte në Londër u tërbua me një paparaci dhe filloi ta shante.
Pas kësaj, Justin u kritikua për sjellje të pahijshme. Ndërkaq, Will mendon se kjo është e arsyeshme për shkak që paparacit i kanë bërë presion të vazhdueshëm atij.
"Paparacit janë njerëzit më të pasjellshëm në këtë industri. Njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë ata ndërhyjnë në jetën e dikujt. Ju nuk jeni në dijeni se nëpër çfarë kalon një njeri çdo ditë. Ju mund të jeni në një ditë të keqe, diçka mund ti ndodhë familjes suaj. Të jesh aq gjykues është një presion i vërtetë”, ka thënë Will./Indeksonline/