E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Pasojat e divorcit po i vuajnë fëmijët”

Ka kaluar një vit që kur, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony janë divorcuar por, intervistat e këngëtares për periudhën e vështirë të divorcit nuk kanë të ndalur.

Duke folur për të përditshmen’ The Mirror’ ajo ka përshkruar depresionin nëpër të cilin ka kaluar duke thënë madje se, e kishte pasur shumë të vështirë të ngrihej nga shtrati e të zgjohej në mëngjes.

'Ishte shumë e vështirë. Kur ju jeni në depresion gjatë gjithë kohës është vërtetë shumë vështirë. U ndjeva sikur e tërë jeta ime u nda në gjysmë. Krejt çfarë kam kaluar për tetë vite, papritmas eksplodoi”, tha këngëtarja.

Një vit më pas, të dy këngëtarët kanë vazhduar jetën e tyre duke u lidhur me persona të tjerë por, janë fëmijët ata që sipas Jennifer, po i vuajnë pasojat më së shumti duke mos mundur të bëjnë një jetë normale./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›