“Polibiciklistët”, në Strugë policia patrullon me biçikleta
STRUGE - Edhe në Strugë filluan të qarkullojnë dhe të patrullojnë policët me biçikleta, që është një mundësi më e madhe mobile e shërbimeve policore, sidomos gjatë muajve të verës, kur ka rritje të frekuentimit sidomos nëpër rrugë dhe policia me vetura e ka vështirë të depërtojë.
Për të arritur sa më shpejt në vendin e ngjarjes, ka raste që është krejtësisht e pamundur me veturë, ndërsa me biçikleta në Strugë policët kanë mundësi të arrijnë në vendin e ngjarjes ku ka prishje të rendit e qetësisë, ndonjë vjedhje etj, e sidomos në qendër të qytetit që është e pakalueshme për vetura.
Në këtë mënyrë policia me biçikleta, ose siç po i quajnë “polibiciklistët” shumë shpejt arrijnë në vendin e ngjarjes, për kapjen e autorëve të veprave të dënueshme e të jashtëligjshme, që do të jetë edhe një formë e re e ruajtjes së rendit dhe qetësisë në qytet.
Po ashtu, edhe në raste të nevojave të ofrimit të ndihmës ndaj qytetarëve, ata do të jenë më pranë, do të jenë më efikas në kryerjen e të gjitha detyrave të shërbimeve të policisë.
Patrullat e “polibiciklistëve” numërojnë katër persona me përbërje të përzier etnike që do të inkuadrohen në veprimet e tyre, para së gjithash në realizimin e parandalimit të vjedhjeve, parandalimin e kryerjes së veprave penale dhe të kundravajtjeve. Po ashtu, ata do të veprojnë edhe në zbulimin dhe kapjen e kryesve të veprave të ndryshme, sidomos të vjedhjeve nëpër plazhe, në parkingje dhe në qendër të qytetit-nëpër shëtitore. Këta pjesëtarë të patrullës policore me biçikleta, kanë kaluar edhe trajnimin e duhur për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Kjo iniciativë daton që nga muaji maj i vitit 2008, e inicuar nga Zyra e SPB-së për marrëdhënie me publikun-opinionin që është mbështetur edhe nga MPB e RM-së dhe nga Dega e zhvillimit të policisë pranë misionit të OSBE-së në Maqedoni.
(er.nu/ina/BalkanWeb)