Rama-futbollistëve: Faleminderit për shpirtin e sakrificës!
TIRANE – Kryeministri i zgjedhur Edi Rama vlerësoi lojën e futbollistëve të kombëtares në Lubjanë, në ndeshjen kundër Sllovenisë, e vlefshme për botërorin “Brazil 2014”.
Përmes rrjetit social “Facebook”, Rama thekson se pavarësisht rezultatit, nuk duhet të ketë asnjë pishman, pasi skuadra bëri gjithçka mundi.
“Mbaroi por s'ka asgjë për pishman sepse skuadra bëri gjithçka mundi, deri në fund. Faleminderit për shpirtin e sakrificës!”- shkruan Rama.
Ndeshja Slloveni Shqipëri përfundoi me rezultatin 1:0. Sllovenia shënoi në minutën e ‘19! Kampl gjeti rrjetën nga një distancë prej 20 metrash.
(er.nu/BalkanWeb)