“Qëllova kur komisari më kapi tytën automatikut”

e një zë që i dridhej dhe qëndrim paksa të kërrusur 19-vjeçari Fitim Alla, nga brenda kafazit të hekurit që ndodhet në sallën nr.4 të Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, pranoi shkrehjen e armës në drejtim të shefit të krimeve, komisarit Musa Skuraj, por duke pretenduar se ishte e pavullnetshme.
“Arma u shkreh në mënyrë të pavullnetshme, në momentin që personi civil më kapi dhe tërhoqi tytën e automatikut”. Kjo ishte fjala e vetme e 19-vjeçarit Alla, në lidhje me tentativën e vrasjes së shefit të krimeve në Komisariatin e Burrelit, thënë para gjyqtarit Ardit Mustafa, raporton Shekulli.
Më pas, fjalën e mori avokatja mbrojtëse Kristina Marku, duke pretenduar se klienti i saj ishte i dehur.
Avokatja
“Fitim Alla ishte i armatosur dhe në gjendje të dehur. Ai nuk ka qëlluar në drejtim të të dëmtuarit. Por, ky i fundit e ka kapur tytën e armës dhe e ka tërhequr, duke bërë kështu shkrepje të pavullnetshme/Indeksonline/