“Respekt Kushtetutës”, duke e shkelur atë?!
Kur në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e mbajtur të hënën e kësaj jave, nuk u arrit të zhvillohej votimi për ndryshimin e dispozitave kushtetuese mbi heqjen ose kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve, ajo që habiti më tepër në përfundimin e dështuar të saj ishte kërcënimi ndaj opozitës i Kryeministrit, që deklaroi mundësinë e mbajtjes së një referendumi popullor për miratimin e amendimit kushtetues përkatës.
Kjo ishte një habi e përligjur për dy arsye kryesore. Së pari, sepse nismën për heqjen e imuniteteve në vetvete opozita nuk e kundërshtonte, por ka insistuar që ajo të votohej në Shtator bashkë apo krahas ndryshimit të disa dispozitave të tjera të Ligjit Themelor, çka do të ndikonte në forcimin e sistemin të drejtësisë kushtetuese dhe të asaj të juridiksionit të zakonshëm. Në këtë kuptim, çështja aq shumë e debatueshme në seancën e së hënës nuk mund të përbënte objekt të një referendumi popullor. Së dyti, sepse përderisa kjo çështje nuk arriti t’i nënshtrohej votimit parlamentar, s’kishte asnjë bazë juridike që t’i lihej për zgjidhje organizimit të një referendumi popullor, nën justifikime tiradash patetike që ofrojnë në rastin më të mirë veçse politika populiste.
Për këto dy arsye kryesore, të nesërmen e atij deklarimi kryesor të kryeministrit “Gazeta Shqiptare” botonte edhe një artikull analitik për nismën e shumëpërfolur, që përfundonte se ishte ende herët të jepeshin në ato radhë shpjegimet e nevojshme lidhur me idenë e zgjedhjes së rrugës referendare, por të pritej që kryeministri të merrte pakëz veten nga ai dështim tronditës për ‘të. Megjithatë, ditët që pasuan të hënën e kësaj jave nuk rrëfyen ndonjë përqendrim të liderit të mazhorancës qeverisëse. Përkundrazi, ai me gojën e vet dhe nëpërmjet megafonave të Partisë së tij e të koalicionit që drejton e bëri të qartë që do të vazhdohej me organizimin e referendumit kombëtar. Mirëpo, edhe pse pranonte që ka disa vështirësi, nuk përmendi nëse është kushtetuese dhe e ligjshme mbajtja e kësaj forme plebishitare. Ndërkohë që kryeministri nuk e pati për gjë të deklamonte, se në rastin konkret kjo do të bëhet “në respekt të Kushtetutës, të frymës dhe gërmës së saj”. Si kështu, me arrogancën më kritike dhe fare haptazi, duke e shkelur rëndë atë?
Në këto rrethana, ndoshta erdhi koha për të mos pritur më arsyetime dhe objeksione normale nga ky kryeministër, së paku për çështje si kjo, që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me forcimin, apo me dobësimin e mëtejshëm të shtetit të së drejtës dhe të rendit kushtetues në Shqipëri. Pra, ndoshta është me interes që edhe në “Gazetën Shqiptare” të shprehen, ende pa u mbushur një javë qysh nga opsioni për vetëpërmbajtje, disa shpjegime të nevojshme në qerthullin e debateve dhe kundërvënieve që po e zymtësojnë gjithnjë e më tepër atmosferën politike në Shqipëri, e cila me këtë gjendje rrezikon të mbetet për të tretin vit radhazi pas portës së familjes europiane. Një rrezik ky që mbetet evident më shumë se sa në çdo tregues tjetër, për sa kohë që pushteti politik do të vazhdojë t’i kthejë krahët pushtetit juridik.
Më konkretisht, kryeministri (këshilluar apo jo me ose nga ndihmësit e tij) siç duket tenton të mbështetet në këtë nismë absurde te referimi i Pjesës së Njëmbëdhjetë të Kushtetutës, që i kushtohet Referendumit. Më lokalisht, nenit 150.2 të saj, i cili parashikon që: “Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një të pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum”. Mirëpo, në rastin e fundit nuk bëhet fjalë thjesht për një çështje me interes publik të gjerë dhe as me një projektligj të një rëndësie të veçantë, për shembull si ndonjë prej atyre që renditen në hierarkinë e normave të procesit ligjvënës të parashikuar në nenin 81 të Kushtetutës.
E pra, optika e këtij kryeministri dritëshkurtër nuk arrin t’ia qartësojë atij pamjen deri te Pjesa e Shtatëmbëdhjetë e Ligjit Themelor, që përcakton kushte rigoroze për rrugët dhe mundësitë e ndërmarrjes së nismave për ndryshime kushtetuese. Kështu, në nenin 177.4 thuhet shprehimisht, se “Kuvendi mund të vendosë, me dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij, që projekt-amendamentet kushtetuese të votohen me referendum, i cili bëhet jo më vonë se 60 ditë nga miratimi i tij në Kuvend”. Domethënë, e shtruar kjo dispozitë në terrenin e rastit konkret, për arritjen e një shumice të tillë votash kërkohet domosdoshmërisht arritja e konsensusit të mazhorancës me opozitën ose së paku të një pjese të kësaj të fundit. Prandaj, do të mjaftonte që konsensusi i kërkuar, qoftë edhe vetëm proceduralisht, të përmbante hedhjen në këtë trase, përveç ndryshimit të dispozitave për imunitetin, edhe amendimit të atyre që kanë të bëjnë me forcimin e sistemit të drejtësisë, të përfshira së bashku në paketën e propozuar prej opozitës.
Megjithatë, ka edhe një rrugë tjetër për të eliminuar këtë shumicë votash të cilësuar gjerësisht dhe rreptësisht, e cila ndoshta do t’ia prishte humorin liderit të mazhorancës dhe atyre deputetëve të rreshtuar bindshëm apo frikshëm pas tij. Çka mund të përkthehet në detyrimin për të miratuar të gjithë paketën kushtetuese të propozuar, për heqjen e imunitetit dhe njëherazi për forcimin e sistemit të drejtësisë, me votat e dy të tretave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, sikurse kërkohet për çdo ndryshim të Kushtetutës. Dhe, vetëm pas përmbushjes së këtij kushti paraprak, mazhoranca parlamentare ose qoftë edhe një pjesë e saj, në iso të synimeve dhe ideve të liderit të vet, mund ta kalojë në referendum paketën dispozitive për të vërtetuar pëlqimin popullor. Pëlqimin popullor për të gjithën paketën bashkë, apo vetëm për ato ndryshime që përmbante nisma e saj mbi imunitetin, për të cilën opozita e ka dhënë dakordësinë, por duke kërkuar që ajo të bëhet realisht eficiente, duke ndryshuar domosdoshmërisht disa dispozita të tjera. Edhe kjo rrugë, disi më e arsyeshme, më komode dhe më shfajësuese për të dyja krahët e trupës politike legjislative (sidomos, për të mos lodhur fundja Kryetaren e Kuvendit në numërimin e sa më shumë votave), parashikohet në Kushtetutën në fuqi fare qartë dhe në mënyrë lakonike, nëpërmjet pikës 5 të nenit 177: “Amendamenti kushtetues i miratuar i nënshtrohet referendumit, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.
Përse gjithë këto kushte rigoroze, që pasohen dhe plotësohen, veç të tjerash, edhe me dispozitën: “Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë ta kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës”? Në përgjigje të kësaj pyetjeje, që sigurisht nuk shtrohet vetëm në kontekstin shqiptar, doktrina dhe praktika juridike e fushës i ndan kushtetutat në të ngurta dhe elastike, varësisht prej vështirësive apo lehtësive në procesin e ndryshimeve për ‘to. Dihet që një kushtetutë është e ngurtë (profil që e ka edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë), kur rishikimi i saj bëhet sipas një procedure më rigoroze dhe më të komplikuar nga ajo që ndiqet për ndryshimin dhe shfuqizimin e një ligji, qoftë ky edhe organik, apo i një “rëndësie të veçantë”. Prandaj, në literaturën juridiko – kushtetuese qysh në shekullin XVIII dhe deri tani është folur për ndryshime ndërmjet dy lloj pushtetesh: Pushtetit ligjvënës, kompetencat e të cilit shtrihen deri te fusha e miratimit, ndryshimit dhe shfuqizimit të ligjeve, dhe pushtetit konstitutiv, që kompetencat e të parit i shtrin edhe për ndryshimet e kushtetutës.
Për hir të së vërtetës duhet thënë që historikisht janë shumë të rralla kushtetutat që kanë ndaluar ndryshimet në ‘to. Të mos harrojmë Kushtetutën e Spanjës së vitit 1812 dhe atë të Greqisë 140 vjet më vonë. Por, në të dyja këto, efektet më të mëdha i dha rrjedhja e kohës që bëri të mundur zmbrapsjen e barrierave ndaluese. Ndërkohë që, jo të pakta janë edhe sot ato vende, ku për çdo ndryshim kushtetues kërkohet detyrimisht një referendum kombëtar. Por, sidoqoftë, për të dalë deri te rruga plebishitare, përgjithësisht kërkohet paraprakisht në parlamente një shumicë e cilësuar prej dy të tretat e votave, për të penguar shumicat parlamentare që t’i ndryshojnë Kushtetutat sipas pëlqimit, sipas interesit të vet. Aq më tepër, kur këto ligje themelore në vende të ndryshme janë miratuar në tërësinë e tyre nëpërmjet referendumeve popullore kombëtare, ashtu sikurse edhe te ne në vitin 1998. Ndërsa, në ato të pakta vende europiane, si në Itali, ku Kushtetuta mjaftohet për procesin e ndryshimeve në ‘të vetëm me shumicë absolute (pra, me votat e më shumë se gjysmës së të gjithë deputetëve), vihet si pengesë pandryshueshmëria e formës së shtetit.
Së fundi, në këto radhë shtrohet vetvetiu edhe një pyetje tjetër: A nuk i di këto dhe plot rrethana të tjera, me shpjegimin e të cilave nuk na lejon formati i një artikulli gazetaresk që të zgjatemi, ky kryeministri ynë, i cili qenka i gatshëm t’i bjerë edhe murit me kokë, për të mos iu ulur edhe më shumë hunda e kërrusur e tij? Sigurisht që i di, sigurisht që edhe nëse jo i ka të gjitha mundësitë t’i mësojë. Por, me sa kuptohet, ai kërkon që ta përdorë referendumin, veç të tjerash, në këtë periudhë të afërt me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare edhe për të vënë në provë aftësitë e administratës krejtësisht të politizuar të këtij shteti, apo për t’i bërë “tranazh” punonjësve të saj dhe militantëve të vet, se sa janë në gjendje ta kthejnë kohën mbrapa dhe të shfaqin një tablo elektorale si ajo e 1996–ës. Por, pavarësisht këtyre tentativave, në mos ai, të tjerët, pra i gjithë populli dhe rinia e tij janë në gjendje të parashohin përsëri një fund të shpejtë të shkaktarëve. Mjafton pra, një kohë e shkurtër, që kërkon pak pritje dhe pritja pakëz durim.