Identiteti kulturor kosovar është evropian dhe kozmopolitan
Sipas integralistëve etnonacionalistë, identiteti kulturor i ka dy armiq të urryer: individualizmin dhe kozmopolitizmin.
Alain Finkilekraut në librin Disfata e mendimit ilustron mësymjen e këtyre dy armiqve në mendësinë e Franc Fanonit që thotë: Dobësia klasike pothuaj kongjenitale e ndërgjegjes kombëtare të vendeve të pazhvilluara nuk është vetëm pasojë e gjymtimit që i sjell regjimi kolonial njeriut të kolonizuar. Ajo është gjithashtu rezultat i mefshtësisë së borgjezisë kombëtare, i mjerimit të saj, i formimit të saj shpirtëror thellësisht kozmopolit.
Por në epokën e globalizmit, të një bote në lëvizje, bota po shkon drejt një shoqërie multikulturore dhe intersubjektive.
Të pretendosh kulturë purokombëtare, të mbyllur në qarkun integralist, në epokën e rock and rollit dhe internetit, sot kur telefonia mobile është shkencë që ligjërohet në shumë universitete botërore, pastaj është konturuar sociologjia e megapolisit, të mbyllesh brenda identitetit kulturor kombëtar në epokën e rrjeteve sociale ku komunikojnë miliona njerëz të qytetërimeve, feve e kombeve të ndryshme, për të njëjtat kauza e për të njëjtin Life Style (stil jetese) është vërtet si të zbarkosh në shkretëtirën e tartarëve të Dino Buxatit, ku kurrë nuk do të vijë asnjë armik për të të sulmuar!
Me shfaqjen e pangjermanizmit, gjurma edukative e Gëtes shuhet në Gjermani: duke e reduktuar kulturën në kult ekskluziv të fuqive zanafillore, Volkgeisti ngadhënjen dhe për më tepër zbulon potencialin e tij totalitar. Nga ky koncept që, siç e dimë, u farkëtua për ti bërë ballë sundimit francez lindi një formë e padëgjuar autoriteti. Për herë të parë ajo që shteti i kundërvë vullnetit të individëve nuk është shfaqja e forcës, as e drejta hyjnore, por është vetë identiteti i tyre.(Finikielkraut.)
Ky lloj shtrëngimi sipas tij, tek e citon Renanin është skandal: Nuk është e drejtë të vërtitesh nëpër botë duke ua prekur kafkat njerëzve, duke i kapur pastaj për fyti e duke u thënë: Ti je gjaku ynë, ti na përket neve! Sepse, shkruan Finikielkraut, përveç karaktereve antropologjike, ekziston arsyeja, drejtësia, e vërteta, e bukura, të cilat janë të njëjta për të gjithë. Argumenti racor dhe ai kulturor, nuk dallojnë tek Renani, thotë ai. Tema e identitetit kulturor u jepte, pra, mundësitë të kolonizuarve të çliroheshin nga mimetizmi, ta zëvendësonin imitimin poshtërues të pushtuesit me afirmimin e tipareve të veta dalluese dhe ta shndërronin në objekt krenarie atë mënyrë të qeni, për të cilën kishin dashur ti bënin që tu vinte turp.
Ndërkaq vetë kjo ide u hiqte çdolloj fuqie përballë bashkësisë së tyre (Finikielkraut, po aty, fq. 61.).
Të kesh identitet të dallueshëm kombëtar, si ideologji kombëtare kjo synon të lidhet fort individi për kolektivin, ta çimentonin unitetin e kombit, thotë ai.
Kjo mendësi detyrimisht shpie tek krijimi i një policie mendimi, që vigjilon, në emër të kulturës, që kurrfarë kritike pa vend të mos e cenonte kultin e paragjykimeve shekullore. Një kësi “policie mendimi” duan disa qarqe politikëbërëse si dhe kulturore albanocentriste si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.
Finikielkraut citon Ele Bezhin (Hélé Béji) që thotë se identiteti kulturor, nga forcë qëndrese që ishte nën sundimin e kolonëve, shndërrohet, me të ikur ata (kolonët) në mjet sundimi.
Në esenë brilant Portreti i njeriut të shkolonizuar, Finkielkraut shkruan se të kthyer te vetvetja, të kolonizuarit e dikurshëm e gjejnë veten robër të përkatësisë së tyre, të ngrirë në atë identitet kolektiv që i kishte çliruar nga tirania. Pa thënë mirë fituam, ata humbasin të drejtën për tu shprehur ndryshe përveçse në veten e parë shumës: Ne!
Në logjikën koloniale nuk kishte vend për subjektin kolektiv, sipas Finkielkraut, (në kontekstin kosovar, ti mund të ishe një individ i lirë, por kurrqysh një shqiptar i lirë); në logjikën e identitetit (identiteteve vrastare, siç i cilëson Amin Malouf identitetet etnike) nuk ka vend për individin…
Kombëtarizimi sistematik i frymës, përmes shfrimit patetik dhe nacionalizmit të zjarrtë shkëput hallkën që interkomunikon me kulturat të tjera/ të tjerëve dhe nuk ka tutje një levë mbi të cilën ajo zhvillohet, sepse ska më kë të matet, është tërësisht jashtë çdo konkurrence, pra jashtë modernitetit, kjo në thelb ia zë frymën individualitetit krijues dhe prodhues të vlerave kulturore, prandaj qysh Gëte mendonte se arti nuk e ka për mision mbështetjen në varësinë kolektive, por misioni i artit dhe kulturës përgjithësisht është kapërcimi i kësaj varësie, pra varësinë e frymës ndaj identiteteve kolektive të veçanta.
Në kontekstin kosovar, kemi të bëjmë me një folklorizim kombëtar, duke pretenduar pra, një komb unik shqiptar, i pabërë kurrë historikisht, pos si prononcim politik.
Në esenë brilant Portreti i njeriut të shkolonizuar, filozofi frëng Alain Finkielkraut shkruan se të kthyer te vetvetja, të kolonizuarit e dikurshëm e gjejnë veten robër të përkatësisë së tyre, të ngrirë në atë identitet kolektiv që i kishte çliruar nga tirania.
Pa thënë mirë fituam, ata humbasin të drejtën për tu shprehur ndryshe përveçse në vetën e parë shumës: Ne!
Kosovarët si identitet të dallueshëm kulturor e mbajnë gjuhën shqipe, e cila me gjithë pretendimet e Shqipërisë komuniste, se e kishte standardizuar atë (1972) si projekt i diktuar politik kur debati ishte i ndaluar, del të jetë sot projekt i dështuar, sepse veriu shqiptar dhe kosovarët si tërësi organike kurrë nuk arriti ta absolvojë. Anne Marie Thiesse në librin Krijimi identiteteve kombëtare konkludon se ndërhyrja e shtetit totalitar në standardizimin e shqipes, me gjithë bujën propagandistike nuk arriti të ketë sukses. Kombëtarizimi i shtetit, e jo de-etnizimi i tij, realisht paraqet rrezikun më të madh për thyerjen e kohezionit shtetëror dhe kombëtar.
Multikulturalizmi i identitetit kulturor kosovar (dallimi) nuk është kundërthënie e njësimit kombëtar: ajo i jep pasurim.
Kosova si entitet shtetëror (shoqëri politike) i përket basenit kulturor shqiptar, por që për arsye historike ky basen kulturor ka krijuar edhe të veçantat identitare duke u individualizuar, duke harruar se çishte dikur dhe natyrisht duke i ikur tutelës së pushtetit, i cili synon kolektivizmin kulturor.
Madje në disa aspekte, shoqëria kosovare ka pasur zhvillime diversive kulturore në raport me arealin kulturor shqiptar.
Kosova duke qenë e konfuzionuar në aspektin identitar nuk mundi as dymbëdhjetë vjet pas lufte që të
