“Romët”, AP: Akuzat e pavërteta, KE të thotë nëse janë vjedhur fondet
TIRANË- Avokati i Popullit, Igli Totozani priti sot në zyrën e tij, Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Hellmut Hoffman. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Totozani duke u ndalur tek çështja e Komunitetit Rom, iu përgjigj akuzave të cilat kohët e fundit janë drejtuar ndaj shoqërisë civile.
Avokati i Popullit theksoi se akuzat mbështeten në fakte të pavërteta teksa bëri apel që debati duhet të fokusohet të zgjidhjen e çështjes Rome. KE, sipas Avokatit të Popullit duhet të japë përgjigjie nëse janë vjedhur fondet apo jo që na ka dhënë KE-ja.
“Shpesh opinionet, diskutimet e politikes janë gjëra pozitive, është ë nevojshme qe e vërteta të lindi nëpërmjet debatit, por tek ne zhvillohen debate mbi të dhëna jo të vërteta, si pasoje këto pështjellohen ne acide, gaze, zjarre që nuk i shpërbejnë as të vërtetës dhe as Shqipërisë. Përpara se të nisnin debate të tilla, pyetjet duhet ti drejtohen KE-së, KE duhet të japë përgjigje nëse janë vjedhur fondet apo jo që na ka dhënë KE-ja. Debati duhet të jetë se çfarë duhet të bëjmë ne për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, të ndihmohen ata shqiptare që jetojnë në kushte të vështira, disa jetojnë edhe jashtë, rrugëve, ky duhet të jetë debate që duhet të bëjmë ne, kjo është përgjegjësi e jona, e Ministrisë së Punës, Arsimit. Debatet politike s’janë punë e imja.
Ambasadori Hoffman nga ana e tij u ndal tek përgjegjësia e institucioneve për zgjidhjen e çështjes rome. Ai theksoi se mbrojtja e kësaj kategorie nga dhuna, apo mungesa e strehimit është një nga kritet e integrimit në Bashkimin Europian.
(e.m/BalkanWeb)