Sportistët e taekwondo-së, MTKRS-së: Na jepni të drejtën në Ballkaniadë
Shqipëria në sportet individuale ka realisht shanse për t’u përfaqësuar denjësisht në aktivitet ndërkombëtare. Një nga sportet ku shqiptarët mund të marrin medalje në të ardhmen është edhe sporti i taekwondo-së. Por problematika duket se e ka kapur edhe këtë federatë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekwendo-së, Fatmir Bardhoci, tregon se si Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve nuk ia dhënë të drejtën kësaj federate të përfaqësohet në aktivitetet e ndryshme ndërkombëtare, edhe pse është e drejtë legjitime, pasi kjo federatë është e regjistruar në gjykatë sipas ligjit, ndërsa i ka dhënë të drejtën një shoqate të përfaqësohet jashtë vendit.
Sportistët dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Taekwendo-së i bëjnë thirrje ministrit në detyrë Visar Zhiti, që qoftë edhe në ditën e tij të fundit në këtë dikaster, t’u japë të drejtën e përfaqësimit në Ballkaniadën që zhvillohet në Mal të Zi, pasi nga 8 sportistë shqiptarë që do të garojnë, pretendohen të paktën 6 medalje. Më pas synimi është për të marrë pjesë në Olimpiadë, pasi Taekwondo-ja është sport olimpik. (E.Ilnica/balkanweb)
Lidhje te tjera VIDEO: Sportistët e taekwondo-së, MTKRS-së: Na jepni të drejtën në Ballkaniadë