E Diel, 1 Nëntor 2026

“Se vetëm zemra flet saktë”

Këngëtarja, Rona Nishliu, ka publikuar këngën e saj me të re të titulluar, “Vetëm zemra flet” ,të cilën e ka realizuar si mesazh kundër dhunës tek çiftet adoleshente.

Kënga është realizuar në kuadër të projektit, “Përfshirja e Vetëdijesimit Gjinor në Kulturën e Popullarizuar - Vetëdijesimi mbi dhunën në çiftet adoleshente”.

Tekstin e këngës e ka shkruar vetë Rona ndërkaq, orkestrimi dhe aranzhimi është bërë nga, Samer Agolli.
“Vetëm zemra flet saktë”, vjen e shoqëruar edhe me klip ku pasqyron saktë mesazhin të cilin Rona ka dashur ta paraqes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›