E Diel, 1 Nëntor 2026

Si është Rihanna në prapaskenë?

Ajo është njëra nga artistet që punon fort dhe kohëve të fundit ka qenë shumë e angazhuar në turneun e saj, “777” i cili është mbajtur në shtatë shtete të ndryshme përgjatë shtatë ditëve. Publiku zakonisht arrin ta shoh produktin final në koncerte por, si ka qenë jeta në prapaskenë e Rihannës gjatë këtyre ditëve?


Revista e modës, “InStyle “, i është bashkuar këngëtares dhe stafit të saj në të gjitha destinacionet dhe ka realizuar një video dokumentarë, me momentet kryesore në prapaskenë. Shumica nga anëtarët e stafit, ka thënë se ajo është shumë e thjesht dhe e prirur për të ndryshuar e për të marrë këshilla.

“Këtë vit, më pëlque imazhi i saj në “We Found Love”. Rihanna është shumë spontane sikurse unë. Ne kurrë nuk zihemi për atë se çfarë do të bëjmë. Unë zakonisht sjell ndonjë ide dhe ajo thotë, “në rregull” por shpesh herë vjen dhe thotë, “e dua këtë gjë”, ka shpjeguar parukieri i këngëtares Yussef.

Në këtë eportazh, ka folur edhe masazhierja e Rihhanës, kuzhinieri e shumë persona të tjerë që janë pjesë e stafit.
“Ajo nuk është në diet strikte. Asaj i pëlqejnë pastat, pula, etj”, ka thënë kuzhinieri i Rihannës, Kamal./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›