“Shpresoj të bie shi sot”

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet xhiroja e fundit në Formula 1 ku do të dihet edhe kampioni i ri. Gara do të mbahet në Brazil ndërsa fokusi është mbi 2 garuesit, Sebastian Vettel e Fernando Alonso.
Vettel do të startoi nga pozita e katërt ndërsa Alonso nga pozita e tetë. Piloti gjerman mbetet favorit për titull pasi që ka 273 pikë ndërsa Alonso 260. Por spanjolli nuk është dorëzuar në këtë garë duke u lutur që të bije sot shin ë garë.
”Shpresoj që të bije shi. Nëse do të ishte kështu gara do të ishte interesante dhe Vettel mund të gabonte. Unë nuk jam dorëzuar, shpresoj të më ndihmoje sot edhe moti” deklaroi Alonso./Indeksonline/