E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Skam nevojë për shumë gjumë”

Kohëve të fundit Rita Ora nuk ka lënë mbrëmje pa i ikur dhe argëtimi i saj nëpër klubet e natës ka qenë deri në maksimum duke zgjatur deri në orët e para të mëngjesit.

Pos argëtimit, kjo gjë gjithsekujt do ti sillte edhe lodhje por, jo edhe Ritës. Këngëtarja nga Kosova ka thënë se ajo ka nevojë vetëm për pak orë gjumë që të qëndroj në formë.

“Kur je i ri dhe punon shumë, është mirë edhe të argëtohesh gjithashtu. Mendoj se jam nga ata njerëz që nuk kanë nevojë të flenë shumë. Por, sigurisht që nuk është mirë të qëndrosh jashtë deri vonë”, ka thënë Rita.

Pjesë e festave të gjata të Ritës ka qenë së fundmi në masë të madhe edhe modelja Cara Delevingne por, kjo e fundit jo gjithmonë ka dalë mirë nga to për shkak që, disa herë, ajo është fotografuar e dehur dhe në gjendje shumë të keqe./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›