ldquoSnowdenrdquo Obama telefonon Putin

Çështja “Snowden" ka qenë në qendër të një bisede telefonike mes presidentit amerikan, Barack Obama dhe homologut të tij rus, Vladimit Putin.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, në bisedën e zhvilluar mes dy presidentëve është vënë theksi tek disa ndasi që shqetësojnë marrëdhëniet e përbashkëta si në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit. “Presidenti Obama nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në frontin e luftës kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Megjithatë, analistë të marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen se në qendër të vëmendjes ka qenë rasti i Edward Snowden, ish-kontraktori i CIA-s që kërkohet nga autoritetet amerikane për skandalin “Datagate”. Snowden akuzohet për publikimin e materialeve sekrete. Ai dyshohet se është autori i dorëzimit në mediat globale të një sërë dokumentesh, mes të cilave edhe të një raporti të detajuar lidhur me përgjimet e NSA-së, agjencisë amerikane të sigurisë së brendshme. Aktualisht Snowden ndodhet ende në Rusi. Gjatë qershorit dhe fillimit të korrikut ai aplikoi në më shumë se 20 vende për azil. Kërkesa iu pranua nga Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua. Por ai nuk ka mundur të udhëtojë në asnjërin prej këtyre vendeve dhe ditën e premte njoftoi aplikimin për azil në Rusi. Kushti i autoriteteve ruse për dhënien e azilit është ndalimi i menjëhershëm i publikimit të materialeve sekrete që dëmtojnë “partnerët amerikanë” të Moskës. Një ligjvënës rus tha se kërkesa e Snowden ka mbërritur në zyrat e autoriteteve ruse. Ish-kontraktori i CIA-s udhëtoi nga Hong-Kongu drejt Moskës. Rruga e përshkuar prej tij ka ftohur edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Kinës. Uashingtoni akuzoi Pekinin se dështoi në arrestimin dhe dërgimin e tij tek autoritetet amerikane. / Top Channel