E Diel, 1 Nëntor 2026

“Syri i skifterit”, kampionati anglezaplikon skemën që verifikon golat

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Kanë qenë të shumta debatet nëse teknologjia e emërtuar “Syri i Skifterit” e cila verifikon golat nëse kanë qenë të tillë apo jo, duhej të përdorej në futboll.

Tashmë kjo dilemë ka marrë fund. FIFA ka provuar eksperimentin i cili tregon nëse topi ka kaluar vijën fatale dhe është gol apo jo. Eksperimenti është testuar në vendin që njihet si djepi i futbollit dhe pikërisht në kampionatin anglez.

FIFA ka provuar teknologjinë e re, e cila sinjalizon nëpërmjet një sensori që ndodhet pas portës, arbitrin nëse topi ka kaluar në anën tjetër të portës.

Arbitri ka të instaluar në orën e tij një mikroçip. Ky i fundit e merr sinjalizimin nga sensori që është i vendosur pas portës dhe në orën e arbitrit konfirmohet nëse është gol apo jo.

Eksperimenti u testua në ndeshjen e sotme ndërmjet Liverpulit dhe Stoke City, e cila në një rast të dyshimtë për gol, sinjalizoi se topi nuk kishte kaluar vijën fatale. Nga analizat e bëra rezultoi se sinjalizimi teknologjik ishte i saktë.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›