E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flasin djemtë e faqes simpatike: Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë?

1150877_481723465257307_1694469018_nPas lajmit të publikuar nga një media belge se supertalenti shqiptar i Manchester United, Adnan Januzaj, ka refuzuar disa herë ftesat e kombëtares belge për shkak se do të luajë për kombëtaren kuqezi, kanë sjellë një atmosferë shumë të gëzueshme në opinionin sportiv mbarë-shqiptar. Menjëherë pas dhënies së lajmit, në Facebook u krijua faqja simpatike: Adnan Januzaj, thuaji Po Shqipërisë. Kjo faqe u kthye menjëherë në një hit duke arritur mijëra klikime brenda pak ditësh. Faqja që ka pushtuar edhe faqet e shtypit sportiv me anë të disa fotove domethënëse i bën ftesë Januzajt të luajë për kombëtaren shqiptare. Nga kjo fushatë është prekur edhe babai i Januzajt që i ka falënderuar djemtë e kësaj faqeje. Duke marrë shkas nga kjo nismë, gazeta Tirana Observer ka intervistuar djemtë që krijuan këtë faqe. Si arritën në një kohë rekord të mblidhnin fansat shqiptarë dhe mesazhi i tyre për Adnan Januzaj…

 

Keni ndërmarrë një nismë shumë të bukur, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit publik. Si iu lindi ideja për të ngritur faqen në Facebook, Adnan Januzaj, thuaj PO Shqipërisë?

Ideja ka lindur nga një faqe paraprake Ecolog thuaj PO. Shqipëria është një vend që nuk ka pasur lojtarë (të paktën deri sot) që luajnë në njërin nga tre top klubet e botës. Andaj kemi menduar që të bëjmë diçka atraktive dhe sensibilizuese në të njëjtën kohë, besoj se ia kemi arritur deri diku. Faqja është hapur para katër ditëve dhe është bërë top-lajmi sportiv në të gjithë hapësirën shqiptare.

Faqja ka arritur menjëherë me mijëra like, si arritët të keni një sukses kaq të madh?

Kemi shumë miq e të afërm që menaxhojnë me faqe shumë të mëdha, por asnjëherë nuk u kemi treguar për faqen që ne administrojmë, kemi dashur që gjithçka të nisë nga vet ne dhe të mos kërkojmë rritjen e fansave nga shokët tanë (detyrimisht), dmth gjithçka e kemi nisur duke tërhequr kureshtjen e shqiptarëve për idenë, dhe shumë shpejt faqja është bërë trend. Kur e kanë parë suksesin na janë vetofruar media, fytyra publike për të na ndihmuar secili në mënyrën e vet duke shpërndarë faqen, duke sugjeruar të shokët. Mandej pot a shohësh faqen zyrtare të lojtarit, gati çdo koment është i bërë më moton e nismën Adnan thuaj PO Shqipërisë.

Cilët janë iniciatorët e tjerë për krijimin e kësaj faqeje?

Siç ju thashë edhe më sipër nuk besoj se ka shumë rëndësi kush janë iniciatorët, pasi nuk e kemi hapur faqen për të na thurrë njerëzit lavde neve, këtë mund ta bënim me emrat tanë, e kemi hapur sepse duam ta përfundojmë me sukses një mision, e misioni është Adnani Kuq e Zi. Nuk po fshihemi e as nuk jemi sekret, por besoj se kjo është krejt e parëndësishme përballë qëllimit që kemi. Mund të themi që jemi tre persona nga tre qytetet shqiptare, Prishtinë, Tiranë Shkup.

999424_481791601917160_903801546_nNë faqen tuaj ka shumë foto me festa për Januzaj. Si ia arrini të gjeni kaq foto të shumta dhe aq të realizuara?

Janë foto të dërguar nga shqiptarët, për çka ne i falenderojmë jashtë mase. Secili në mënyrën e vet e shpreh dëshirën që ai të vishet Kuq e Zi. Kemi edhe me qindra të tjera që se kemi parë të arsyeshme ti postojmë, duke mos ia humbur seriozitetin faqes

Babait të Adnan Januzajt është ndjerë i kënaqur për këtë nisëm që keni ndërmarrë. Keni ndonjë mesazh për të?

Po, e kemi dëgjuar, jemi të lumtur për këtë. E kuptojmë dëshirën e çdo prindi që kur bëhet fjalë për fëmijën e vet në një moshë si Adnani duhet të koncentrohesh në ekipin ku luan dhe për këtë ne vetëm i urojmë sukses, shpresojmë të arrij të jetë titullar me Manchesterin. As ne nuk e kemi për qëllim që të krijojmë presion e aq më pak ta sjellim pa dëshirë Adnain në Kombëtare, qëllimi i faqes është që në momentin e vendimit të tij për të luajtur me një Kombëtare të ketë parasysh kërkesën e secilit shqiptar që ka dhënë një mesazh përkrahës për të.

Ka komunikuar ndonjë nga anëtarët e familjes së Januzaj me faqen e juaj për këtë nismë? Nëse po, çfarë iu kanë thënë?

Jo, nuk kemi komunikuar pasi nëse do ta kishim kontaktin direkt me të sbesoj se do duhej ta hapnim një faqe të tillë.

Nëse Januzaj, do ti thotë JO Shqipërisë, çdo të bëhet me faqen e juaj në Facebook?

Pavarësisht çfarë përgjigje do të jep Adnani, faqja do të mbyllet! Shpresojmë që mos ta kthej kërkesën mbrapsht të çdo shqiptari që ka shkruar në faqe.

Një mesazh për Adnan Januzaj?

Adnan, ti je shqiptar je vëllau jonë. Gjaku nuk është ujë. Në momentet e vendimit për të luajtur me një Kombëtare, ti mund të kesh inate me drejtuesit e FSHF-së ose me kreun e saj, por duhet ta kesh parasysh që Kombëtarja është e shqiptarëve,  e shqiptarët të duan Kuq e Zi.

Kush është Adnan Januzaj

18 vjeçari është një nga mesfushorët e shfaqur së fundmi furishëm, që ka një stil të bukur për tu parë të të luajturit dhe vepron pas sulmuesve. Mund të luajë në qendër ose nga krahët dhe të çajë mes hapësirave. Ka një vizion shumë të mirë të lojës dhe tregon kujdes për aksionet dhe në mënyrë instiktive arrin që të kërkojë hapësirë dhe të lëvizë në këndet, në përpjekje për tu kaluar rivalëve të tij. Një nga karakteristikat e majtoshit është që arrin të gjuajë shumë mirë goditjet e lira. Ai ka qenë një nga emrat që ka bërë paraqitjet më të mira në turin e Junajtid, duke bërë që të vlerësohet edhe nga Dejvid Mojesi dhe Rajan Gigsi. Interes të madh ka edhe nga Barcelona dhe Juventus, por kontrata e lojtarit pritet që të rinovohet në fund të sezonit të ardhshëm. Synimi i Junajtid është që ta mbajë të lidhur futbollistin për një kohë të gjatë.Adnani është një lojtar fantastik dhe i balancuar. Është vetëm 18 vjeç dhe ka mundësi që të rritet edhe më shumë. Por ai ka sprint të mirë dhe aftësitë e tij teknike janë shumë të mira, tha për të ish tekniku Aleks Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›