E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Telegraph”: Edi Rama i fiton zgjedhjet në Shqipëri

E përditshmja e njohur britanike “Telegraph” i ka kushtuar një artikull të gjatë faktit që ish- kryeministri Tony Blair do të jetë këshilltar i Edi Ramës.

“Edi Rama, lider i opozitës socialiste, njoftoi javën e shkuar se Blair do të jetë këshilltar, duke nisur nga muaji direkt pas zgjedhjeve, të cilat pritet të fitohen nga Edi Rama,” shkruan kjo e përditshme.

“Rama është popullor në Shqipëri dhe sondazhet tregojnë se ai mund të fitojë 49 për qind të votës kombëtare, duke fituar zgjedhjet”.

Në shkrim thuhet se marrëveshja është negociuar nga ish- drejtori i komunikimit të Blair, Alastair Campbell, kur erdhi në Tiranë në shkurt.

Në shkrim thuhet se një zëdhënës i Blair nuk ka konfirmuar se sa do të paguhet ai për këtë shërbim, por gazeta shkruan se bëhet fjalë për disa milionë sterlina.

Ndërkohë në gazetë shkruhet se Blair ka fituar miliona edhe nga shtete të tjera si Kazakistani.

Një zëdhënës i Blair ka pranuar se ai do këshillojë Ramën, nëse bëhet kryeministër, për të modernizuar qeverisjen dhe për të zbatuar një agjendë reformash./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›