“Termokos” nis ngrohjen në kuadër të 100 vjetorit

Ngrohtorja e qytetit të Prishtinës, “Termokos”, ka njoftuar se, për hir të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, që nga dita e hënë më 26.11.2012, do të nis sezonin e ri ngrohës 2012/2013.
“Orari i furnizimit me ngrohje për gjithë konsumatorët tanë do të bëhet varësisht nga lëvizja e temperaturave”, njofton zëdhënësja e ngrohtores, Afërdita Uka.
Ndërkaq, ngrohtorja u bën thirrje edhe një herë të gjithë konsumatorëve borxhlinj, që të paguajnë sa më parë faturat e ngrohjes, “në mënyrë që të mundësojmë furnizim sa më cilësor me ngrohje”, shkruan “Zëri”.
“Rikujtojmë se nga pagesa e faturave të ngrohjes varet jo vetëm cilësia e ngrohjes, por edhe kohëzgjatja e sezonit ngrohës”, ka thënë zëdhënësja Uka./Indeksonline/