E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjiptasit protestojnë kundër “Faraonit të ri”

Forca të shtuara të sigurisë dhe ushtarake janë vendosur pranë institucioneve shtetërore në Kajro të Egjiptit.

Opozita ka planifikuar për sot protestë masive kundër ndryshimeve kushtetuese që ka bërë presidenti Muhammad Morsi.

Morsi ka nxjerrë të enjten një dekret të ri, duke i dhënë më shumë pushtet vetes.

Sipas dekretit, “vendimet dhe ligjet e nxjerra nga presidenti, janë përfundimtare dhe nuk mund t’iu nënshtrohen ankesave”, transmeton Rel.

Aktivistët që mbështesin reformat, kanë akuzuar Morsin për “zgjerim të pushtetit diktatorial, duke sulmuar idealet e revoltës së vitit të kaluar”.

Lideri i opozitës, Muhamed ElBaradei, ka thënë se Morsi po vepron si një “faraon i ri”./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›