“Teuta nuk ka arsye ta xhelozojë Dhuratën”

Pas suksesit të këngës “Më gënje” nga Blero dhe Dhurata Ahmetaj do të vazhdoj bashkëpunimi i artistëve.
Përveçse bashkëpunëtorë, Blero ka treguar se ka një miqësi shumë të mirë me Dhuratën, pasi që vazhdimisht po shihen së bashku. Por kjo gjë nuk është arsye që bashkëshortja e tij, aktorja Teuta Krasniqi të xhelozoj.
“Apsolutisht nuk xhelozon. Tashmë Dhurata është bërë pjesë e familjes tonë dhe ne ndjejmë se ajo është vajza jonë e madhe dhe motra e Tarës. Unë e kuptoj profesionin e Teutës dhe ajo timin. Unë kam bashkëshorten më të mirë në botë”, shpjegon Blero në një intervistë.
Që nga koha kur Blero filloi të ishte i njohur për publikun, është mësuar gjithashtu se ai është fans i madhë i ekipit të futbollit, Barcelona.
Tashmë, simpatia e tij ndaj këtij ekipi ka ndikuar edhe në Teutën dhe Tarën.
“Më parë Teuta nuk ka pas ide në lidhje me futbollin. Tashmë jo vetëm është fanse e Barcelonës, por i njeh të gjithë futbollistët me emër, dhe e di gjithë historinë e ekipit. Jemi familjarisht fansa të Barcelonës”, thotë Blero.
Këngëtari është duke punuar edhe në projekte të tjera të cilat do t’i sjellë për fansat gjatë këtij viti.