E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëvendosje” diskuton për angazhimin e Jakup Krasniqit

Subjekti i dytë më i madh në opozitë, lëvizja “Vetëvendosje”, ka pasur temë të organeve të saj kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Burime të Kohës Ditore brenda këtij subjekti kanë thënë se në mbledhjen e nënkryetarit Shpend Ahmeti dhe sekretarit organizativ, Dardan Molliqaj, me kryetarët e qendrave të lëvizjes “Vetëvendosje” është diskutuar ideja e angazhimit të Krasniqit në këtë subjekt në rast se ai do ta braktiste PDK-në.

“Shumica e kryetarëve të qendrave e kanë mbështetur ardhjen e mundshme të Krasniqit në ‘Vetëvendosje’, por ka pasur edhe kryetarë që kanë pasur rezerva. Për ne Krasniqi ka qenë i pranueshëm, pasi për të nuk është raportuar se është i akuzuar dhe se është nën hetime për ndonjë vepër të caktuar”, ka thënë ky burim.

Mirëpo që Krasniqi ka qenë temë në “Vetëvendosje” e ka mohuar sekretari organizativ i këtij subjekti, Dardan Molliqaj. “Në asnjë nga takimet tona në forume të ndryshme nuk ka qenë pikë e rendit të ditës çështja e angazhimit të Jakup Krasniqit në lëvizjen ‘Vetëvendosje’”, ka thënë ai./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›