ldquoVota per dy menyra jeteserdquo

Pas Velipojës kryetari i Partisë Socialiste u ndal në qytetin e Koplikut, kryeqendrës së Malësisë së Madhe. Rama ftoi qytetarët e këtij rrethi të votojnë përtej ngjyrave partiake. Ai tha se vota për PS nuk është votë për një flamur kundër flamurit tjetër, por votë për dy mënyra të ndryshme jetese.
“Jemi vend ku qeveria u thotë njerëzve kush nuk ka lek të mos sëmurët dhe kush sëmuret të gjejë lekët para se të sëmuret. Vota më 23 qershor, nuk është një votë për një parti kundër një tjetre, është një votë për dy mënyra të ndryshme të të jetuarit, nuk është një votë për një flamur apo për një tjetër, por një votë a e duam shëndetësinë falas për të pasur e të varfër? A duam arsim të Zgjedhjet 2013Berisha: Votoni zhvilliminRama takon Erdogan, e njeh me programin e RilindjesTopalli: 160 milionë euro për fshatin vërtetë me standarde europiane që fëmijët tanë të mos ndjehen qytetarë të dorës së dytë nesër në Bashkimin Europian”, tha Rama. Më tej, kryesocialisti sulmoi kryeministrin Berisha se detyron administratën të mbushë sheshet e mitingjeve të tij. “Po si thoni ju, më mirë me autobus si gjithë qytetarët e thjeshtë, apo me jelek antiplumb dhe me 200 roje dhe me sheshe të mbushura nga njerëz të administratës të marrë rob?”, shtoi Rama. Rama: Velipoja do të jetë prioritet Në turin e tij elektoral, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama është ndalur në Velipojë, ku ka premtuar ngritjen e një agjencie kombëtare të bregdetit e cila do të merret me planifikimin dhe zhvilimin e tij. Rama tha se Velipoja dhe cdo bregdet tjetër i vendit do të jetë në prioritet e qeverisë së majtë. “Për turizmin do krijojmë një agjensi kombëtare të bregdetit që do të merret me planifikimin dhe zhvillimin e bregdetit, pra të turizmit në të gjithë vijën bregdetare, që do të thotë që nga mbrojtja e bregdetit te planet e zhvillimit tek nxitja e punësimit nëpërmjet turizmit”, tha Rama. Pyetjeve të banorëve të zonës Velipojë në lidhje me sistemin e drejtësisë zoti Rama iu përgjigj se vetëm një qeveri e drejtë do të ndryshojë sistemin e drejtësisë. “Për punën e gjykatës dhe prokurorisë, nuk ka drejtësi. Nuk mund të ketë drejtësi. Nuk ta jep gjykatësi atë që nuk ta njeh qeveria. Në një vend që qeveriset me padrejtësi nuk mund të gjesh të drejtën në gjykatë. Drejtësia fillon nga sensi i drejtësisë që ka qeverisja. Nëse ne ndryshojmë frymën e qeverisjes dhe qeverisim me drejtësi atëherë do ndryshojë dhe sistemi i drejtësisë”, shtoi kreu i PS-së. Rama ka premtuar në Velipojë se do të fokusohet shumë fort tek fshati sepse rilindja fillon nga toka, prodhimi dhe ushqimi. “Subvencionet tona do të varen shumë nga format e bashkëpunimit që do të thotë që sa më shumë të bashkohen njerëzit për të zgjeruar tokën që punojnë aq më shumë do të mbështeten. Ne do të fokusohemi shumë fort te fshati nuk ka qenë kurrë prioritet bujqësia dhe blegtoria, ka qenë si xhep falso. Ne do të pesëfishojmë financimin për bujqësinë. Ne do të fokusohemi shumë fort të fshati se unë besoj shumë fort që këtu fillon rilindja te toka, te prodhimi te ushqimi, tek fshati”, tha Rama. / Top Channel