“Zbulohet” piktura e Leonardo da Vinçit
ROME-Ekspertët a artit besojnë se një portret i ri i Leonardo da Vinçit është zbuluar falë aparaturës që heton gjurmët pesëqind vjeçare të gishtërinjve të Leonardos në të.
Piktura e vogël me profilin e një gruaje të re, paraprakisht është konsideruar se i takon artit gjerman të fillimeve të shek. XIX. Por një numër gjithnjë në rritje i studiuesve të krijimtarisë së Leonardos ishin shprehur të bindur se vepra duhet t’i takojë kohës së Rilindjes.
Dhe u vërtetua se faktet me letër karboni dhe analizat infra të kuqe të teknikës së Leonardos e mbështesin këtë teori.
Shenjat e gishtërinjve që i përshtaten gishtit tregues ose gishtit të mesëm u gjetën nga Peter Paul Biro, ekspert ligjor i arteve në Montreal, në kohën që ai po kontrollonte imazhet që i janë bërë portretit me kamerën revolucionare shumëspektërshe. Analizat shumë-spektërshe mund të kapin frekuencat e dritës përtej kufijve të së dukshmes, siç janë ato infra të kuqe, duke lejuar të barten informacione që syri i njeriut s’i kapë dot. Biro beson se shenjat e gjetura në anën e majtë të këndit të pikturës, janë shumë të ngjashme me shenjat e gishtërinjve të Shën Jeromeut të Leonardos në Vatikan, raporton Antiques Trade Gazette.
Nëse ajo që pretendojnë studiuesit është e vërtetë, do të qe puna më e madhe e identifikuar mbi veprat e Leonardos përgjatë 100 vjetëve, dhe vlera e saj do të arrinte shumë prej 10 milionë funtave.
Martin Kemp, profesor i Historisë së Artit, në Universitetin e Oksfordit, beson fort se portreti i takon Leonardos, dhe për të cilin ai ka shkruar librin më se 200 faqesh, ende ta pa publikuar. Kemp ka thënë se mendimi i parë kur bëri zbulimin qe se “është tepër i mrekullueshëm për të qenë i vërtetë. Por, gradualisht, të gjitha pjesët u pajtuan mes tyre”, thotë ai për Times.
(d.b/BalkanWeb)