E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nderohet figura e At Shtjefen Gjeçovit

PUKË- 80 vjetori i vrasjes nga shovinistët serb të klerikut dhe humanistit At Shtjefen Gjeçov, nga Kryeziu i Pukës, ka mbledhur në vendin e tij të origjinës, studiues të shumtë të kësaj figure poliedrike në sesionin jubilar kushtuar veprës dhe jetës së tij. Edhe pse ai u lind në qytetin e Janjevës, asnjëherë se mohoi identitetin e tij prej shqiptari të vërtetë. Studiuesit shqiptarë kishin zgjedhur pikërisht fshatin Kryezi të Pukës për organizimin e këtij jubileu duke dashur që të sensibilizonin komunitetin mbi vlerat që mbartin fshatrat e veriut të Shqipërisë, ndërkohë që u apleua me forcë vlerësimi dhe mos lënia në harresë e këtyra figurave të ndritura të kombit shqiptar. Me këtë rast u promovua dhe libri “Shkrime” për Gjeçovin të studiuesit Jaho Brahaj. Në Kryezi të Pukës njëri prej krojeve të luginës mban emrin si kroji i Gjeçovit, për shkak të ndalesave të klerikut pranë këtij burimi. Të njëjtin emer ka marr edhe shkolla e zonës me muzeun e saj kushtuar atdhetarit të njohur.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›