E Shtunë, 31 Tetor 2026

lirimi i Tiranes polemikat

E shtune 17 Nentor 2012 1549 68-lirimi i Tiranes polemikat vjetori i clirimit te Tiranes i ka gjetur kampet politike me te percara se kurre dhe me qendrime krejt te kunderta persa i perket figurave historike. Teksa qeveria nderonte me nje ceremoni zyrtare ardhjen dhe rivarrimin e ish mbretit Zog ne Tirane Partia Socialiste ne nje simpozium shkencor organizuar me rastin e clirimit te kryeqytetit e quajti absurd vleresimin ne kete dite te nje figure si Zogu i cili nuk luftoi pushtimin. Sipas historianit dhe studiuesit Pellumb Xhufi lufta nacional clirimtare eshte percudnuar keto 20 vitet e fundit ne shume nga simbolet e saj. Nga ana tjeter edhe pse fjala kyce e fjalimeve te kreut te bashkise Lulzim Basha apo perfaqesuesit te keshilltare te majte Aldrin Dalipi ne kete 17 nentor ishte bashkim dhe jo percarje kampet kane zgjedhur vende te ndryshme per homazhet. Basha tek varrezat e deshmoreve ndersa Dalipi dhe veteranet tek busti i ushtarit te panjohur. lirimi i Tiranes ne 17 nentor te vitit 1944 eshte nje nga momentet me te rendesishme ne historine moderne te vendit. 227 partizane humben jeten gjate 20 diteve te luftimit.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›