E Shtunë, 31 Tetor 2026

lsquoAlbpetrol Wisner takon Berishen

Kur proçesi i vlerësimit për shitjen e ‘Albpetrol’ vazhdon të mbetet mister, kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim zyrtar, Frank Wisner, diplomati amerikan që punon për kompaninë konsulente ‘Patton Boggs’.

Kryeministri Berisha i shprehu zotit Wisner vlerësimin për punën e ‘Patton Boggs’ në proçesin e përgatitjes së tenderit për privatizimin e ‘Albpetrol’ dhe u shpreh se vlerësimi i ofertave do të jetë plotësisht transparent dhe i bazuar në kriteret e përcaktuara.

‘Patton Boggs’ është kompania që këshillon qeverinë shqiptare në privatizimin e ‘Albpetrol’, i cili ka mbetur pezull në proçesin e vlerësimit.

Ky proçes duket jo pak i lehtë, veçanërisht në dy Privatizimi i ‘Albpetrol’‘Albpetroli’, mbërrin konsulenti Albpetrol, PS: Jo shitje, konçesion Ku do të shkojnë paratë e 'Albpetrol'?! pika të nxehta, që lidhen me sigurinë e garancisë financiare dhe përmbushjen e kriterit strategjik, veçanërisht për ofertën më të lartë prej 850 milionë eurosh të paraqitur nga ‘Vetro’ dhe ‘Silk Road Equity’.

Në rast suksesi të kësaj oferte, ‘Patton Bogs’ përfiton si tarifë suksesi 2.5 për qind të vlerës, ose 22 milionë euro.

Privatizimi i ‘Albpetrol’
‘Albpetroli’, mbërrin konsulenti
Albpetrol, PS: Jo shitje, konçesion
Ku do të shkojnë paratë e 'Albpetrol'?!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›