E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francë, Hollande sërish në krye të garës presidenciale

PARIS- Kandidati për president i socialistëve francezë, François Hollande do të mund të marrë 53 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 6 maj, kundrejt 47 për qind të votave që mund të marrë presidenti aktual në garë, Nicolas Sarkozy, njoftoi instituti i sondazheve ''Ipsos'', sondazh i bërë për llogari të televizioneve franceze, ''Radio France'' dhe gazetës ''Le Monde''.

Hollande ka një për qind më pak të votave, krahasuar me sondazhin e 22 prillit, ndërkohë që Sarkozy ka një për qind më shumë.
Sondazhi i ''Ipsos''-it është kryer në periudhën 27-28 prill me 988 persona.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›