Ëmbëlsirë rrushi

Mielli hidhet në një enë të thellë, në mes shtypim një gropë. Tharmin e tretim në qumësht dhe bashkë me gjysmën e sheqerit dhe me kripën i hedhim në miell.
Brumin të mbuluar e lëmë 15 minuta në një vend të ngrohtë të vijë. Me tela brumi (të mikserit dore) e përpunojmë në një brumë ngjitës, edhe 20 minuta e lëmë të vijë. Pastaj e ngjeshim edhe pak dhe e lëmë edhe 20-25 minuta të vijë. Furrën e ngrohim në 180 gradë. Tepsinë e mbulojmë me letër pjekjeje.
Brumin e ngjeshim njëherë dhe e shtrijmë në tepsi ashtu që rrethi i tij në çdo anë të tepsisë të kalojë nga 20 cm. 3/4 e rrushit i vendosim mbi brumë dhe gjysmën e sheqerit të mbetur ia shpërndajmë përmbi. Gjysmës e vajit ia spërkatim përsipër.
Rrathët e brumit i palojmë nga brenda, rrushin e mbetur ia shpërndajmë përsipër. Sheqerin dhe vajin e mbetur ia hedhim përsipër. Në furrë e pjekim rreth 20 minuta në 180 gradë pastaj e zbresim temperaturën në 150 gradë për 15-20 minuta.
Nevojiten: 500 gr. miell, pak tharm buke, 200 ml. qumësht i vakët, 100 gr. sheqer, 1 lugë çaji kripë, 1 kg. rrush i zi (më së miri pa fara), 6 lugë ushqimi vaj, miell për përpunim.