E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cudicini i theu duart në aksident

Portieri i Tottenham Hotspur, Carlo Cudicini ka thyer nyejt e të dy duarve në një aksident me motor në Londër të enjten.

36 vjeçari, ish portier i Chelseas, ishte lënduar pas një përplasjeje me një Ford Fiesta në Walthamstow. Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar: Një mashkull 36 vjeç pësoi lëndime të rënda dhe është dërguar në një spital në lindje të Londrës për analiza dhe tretman.

Ndërsa në komunikatën e Tottenhamit thuhej :

Carlo Cudicini ka thyer nyjat e të dyja duarve si dhe ka pësuar lëndime në legen, pasi ishte përfshirë në një aksident rrugor. Portieri italian është dërguar në spital dhe i është nënshkruar kontrollimeve mjekësore nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit. Klubi do të njoftojë për gjendjen e tij në vazhdimësi, derisa të ketë informacione të tjera. Cudicini kaloi në White Hart Lane në janar të këtij viti dhe ka bërë 12 paraqitje për klubin nga veriu i Londrës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›