Zëri i Amerikës
15 891 artikuj · 2008–2025 · faqja 86 nga 663 · zeriamerikes.com
-
5Nën2024
SHBA shton kritikat ndaj Izraelit për gjendjen e rëndë humanitare në Rripin e Gazës
Sekretari i Shtetit Antony Blinken i kërkoi ministrit izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant të hënën veprime të mëtejshme për të rritur ndjeshëm ndihmën humanitare në Rripin e Gazës
-
5Nën2024
Koreja e Veriut kryen një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi
Koreja e Veriut lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit në lindje të Gadishullit Korean, tha të martën Shefi i Shtatmadhorisë së Koresë së Jugut.
-
5Nën2024
Amerikanët zgjedhin të martën presidentin e 47-të
Votuesit amerikanë vendosin të martën se cili nga kandidatët, nënpresidentja Kamala Harris apo ish presidenti Donald Trump do të drejtojnë vendin nga Shtëpia e Bardhë.
-
5Nën2024
Agjencitë federale thonë se Rusia dhe Irani po shtojnë përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet amerikane
Agjencitë e zbulimit thanë se videot dhe artikujt e rremë të shpërndara nga aktorë të huaj synojnë dëmtimin e zgjedhjeve, nxitjen e frikës dhe të dhunës.
-
5Nën2024
Forcat ukrainase bombardojnë trupat e Koresë së Veriut në Rusi
Kjo është hera e parë që një zyrtar ukrainas thotë se njësitë ushtarake të Phenianit janë sulmuar pas dislokimit të tyre në Rusi
-
5Nën2024
Amerikanët sot zgjedhin mes dy vizioneve qartësisht të ndryshme
Vendvotimet u hapën në mbarë vendin të martën në mëngjes, ndërsa votuesit po zgjedhin mes dy kandidatëve me pikëpamje të ndryshme mbi të ardhmen e fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake në botë.
-
5Nën2024
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Rezultatet e qarkut Gwinnet nuk do të publikohen deri në mbylljen e votimeve të martën në mbrëmje
-
5Nën2024
Kush do të fitojë garën për kontrollin e Kongresit?
Një numër i vogël vendesh do të përcaktojë se cila parti do të fitojë kontrollin në dy dhomat e Kongresit amerikan
-
5Nën2024
Kosova ndjek me vëmendje zgjedhjet në SHBA
Qytetarët në Prishtinë i thanë Zërit të Amerikës se lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndonëse thonë se kanë një lloj lidhjeje të veçantë me demokratët që…
-
5Nën2024
Reagime të qytetarëve në Tiranë mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA
Qytetarët vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane ato elementë, për të cilat kanë më shumë nevojë në Shqipëri: fushatë e kulturuar, shkëmbim pikëpamjesh në debate televizive si dhe premtime të qarta për…
-
5Nën2024
Zyrtarët palestinezë: 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Sipas punonjësve humanitarë, në Gazë po hyn sasi e pamjaftueshme ndihmash
-
5Nën2024
Shtetet që mund të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve presidenciale
Gara për Shtëpin e Bardhë varet nga reultatet e votimeve në Pensilvani, Miçigan, Wisconsin, Arizona, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Nevada.
-
5Nën2024
A munden Harris apo Trump t’u japin fund luftërave?
Ekspertë komentojnë se cila qasje për politikën e jashtme do të mund të ishte më efikase për shuarjen e konflikteve, ndërsa vazhdojnë luftërat në Lindjen e Mesme dhe në Evropë.
-
5Nën2024
Rusia dërgon në orbitë dy satelitë iranianë
Një raketë ruse, që u nis me sukses të martën në mëngjes, dërgoi dy satelitë iranianë në orbitë, një veprim që pasqyron bashkëpunimin në rritje midis Moskës dhe Teheranit.
-
5Nën2024
Netanyahu shkarkon ministrin e mbrojtjes
Vendimi erdhi pas mospajtimeve të vazhdueshme ndërmjet dy zyrtarëve izraelitë që nga fillimi i luftës në Gazë
-
5Nën2024
Miliona votues amerikanë zgjedhin mes demokrates Harris dhe republikanit Trump
Votuesit amerikanë vendosin sot mes kthimit të republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe gruas së parë presidente, demokrates Kamala Harris
-
5Nën2024
Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska
Zyrtarët perëndimorë thonë se Rusia intensifikoi luftën hibride duke vënë në shënjestër aleatët e Ukrainës, dezinformata zgjedhore dhe incidente zjarrvënëse në Evropë
-
5Nën2024
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe vonesa sporadike
Procesi i votimit u zhvillua përgjithësisht pa probleme në mbarë Shtetet e Bashkuara, ndërsa pati njoftime sporadike për vonesa për shkak të motit, apo probleme të tjera teknike
-
5Nën2024
Përleshje gjatë protestës për shembjen e çatisë së stacionit të trenit në Novi Sad
Katërmbëdhjetë veta humbën jetën pasi një çati betoni në një stacion hekurudhor u shemb me 1 nëntor.
-
4Nën2024
Presidentja properëndimore e Moldavisë fiton mandatin e dytë në balotazhin që u zhvillua nën hijen e pretendimeve për ndërhyrje ruse
Fitorja e Presidentes Maia Sandu përballë një kandidati miqësor me Rusinë, do të jetë një lehtësim i madh për qeverinë pro perëndimore të ish republikës sovjetike, që synon integrimin në Bashkimin…
-
4Nën2024
Ballkani Perëndimor, Gjeorgjia dhe Moldavia bashkëpunojnë për sigurinë kibernetike
Takimi i Tiranës synon rrjetëzimin e Agjencive të Sigurisë Kibernetike mes këtyre vendeve, ndërsa sfidat, sulmet dhe rreziqet kibernetike po shtohen.
-
4Nën2024
Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë
Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë
-
4Nën2024
Kandidatët presidencialë në Karolinën e Veriut, përpjekje për të fituar përkrahjen e afrikano-amerikanëve
Charlotte, qyteti më i madh i Karolinës së Veriut, ka përkrahur kandidatët demokratë në pesë zgjedhjet e fundit presidenciale. Mbi një e treta e banorëve të qytetit janë afrikano-amerikanë, por jo të…
-
4Nën2024
SHBA, rëndësia e qarkut Erie, në Pensilvani, në garën për president
Në katër garat e fundit për president, kandidati që fitoi këtë qark ishte dhe fitues i garës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë qarkut statusin e parashikuesit të garës për Shtëpinë e…























