Zëri i Amerikës
15 905 artikuj · 2008–2025 · faqja 88 nga 663 · zeriamerikes.com
-
2Nën2024
SHBA, zgjedhjet presidenciale dhe dinamika e kërcënimeve
Zyrtarët marrin masa të shumta paraprake, sigurojnë amerikanët se vota e tyre do të numërohet
-
2Nën2024
Udhëheqësi suprem i Iranit kërcënon Izraelin dhe SHBA
Pentagoni përforcon praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, dërgon bombardues dhe luftëanije
-
2Nën2024
Analistët komentojnë kërkesën për status të ri të gjuhës serbe në Malin e Zi
Partitë proserbe dhe pro-ruse kërkojnë që gjuha serbe të jetë gjuhë zyrtare në Mal të Zi duke marrë parasyshë faktin se, sipas tyre, regjistrimi i popullsisë tregoi se shumica e banorëve flasin këtë…
-
2Nën2024
Kamala Harris: Nga bijë emigrantësh, tek një emërim historik për presidente
Nëse Nënpresidentja Harris fiton zgjedhjet ajo do të ishte gruaja dhe amerikania e parë me ngjyrë në postin më të lartë të vendit
-
2Nën2024
Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
Skena politike amerikane nuk ka qenë më e njëjta që kur Donald Trumpi u bë pjesë e saj. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim rrugëtimit dhe përpjekjeve të tij për një rikthim historik për politikën…
-
2Nën2024
Ndikimi i ndërhyrjeve në sistemet elektronike të avionëve civilë në zonat e konflikteve
Ekspertët thonë se teknologjia që po përdoret për bllokimin e sinjaleve elektronike të avionëve, mund të rrezikojë jetën e pasagjerëve.
-
2Nën2024
Rusia dënon me mbi 4 vjet burg ish punonjësin e konsullatës amerikane
Një gjykatë ruse tha të premten se kishte dënuar zotin Robert Shonov nën akuzat për bashkëpunim të paligjshëm dhe të fshehtë me qeverinë amerikane
-
2Nën2024
Spanja ndërmerr operacionin më të madh në kohë paqeje për të menaxhuar përmbytjet
Rreth 10 mijë forca të ushtrisë po ndihmojnë në operacionet kërkim-shpëtimit si dhe për pastrimin e zonave të përmbytura.
-
2Nën2024
Çfarë do të sjellë fundjava e fundit e fushatës presidenciale 2024?
Në këtë përballje të pazakontë zgjedhore, shumë beojnë se ajo që do të ndodhë në ditët të fundit, mund të ndryshojë trajektoren e garës.
-
1Nën2024
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë – Harris dhe Trump intensifikojnë fushatat
Rreth 1.2 milionë gra më shumë se burra kanë marrë pjesë në votimet e hershme në shtatë shtete fushëbetejë
-
1Nën2024
Zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë dhe pritshmëritë evropiane
Shumë evropianë mbështesin zonjën Harrisin, shqetësohen për një mandat të dytë të zotit Trump
-
1Nën2024
Ekspertët: Fushatat ruse të dezinformimit krijojnë ‘klimë kaosi’
Fushatat ruse të dezinformimit po bëhen përmes faqeve të internetit, të cilat imitojnë ato të mediave të besueshme evropiane, por në fakt i mashtrojnë lexuesit me lajme keqdashëse dhe propagandë
-
1Nën2024
Serbia: Projektligjet për Kosovën kanë për qëllim të mbrojnë të drejtat e serbëve
Reagimi pasoi kritikat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ndaj qeverisë së Serbisë për shkak të miratimit të një projektligji mbi juridiksionin gjyqësor serb në Kosovë, që përbën shkelje…
-
1Nën2024
Zgjedhjet amerikane mes sfidave të shkaktuara nga stuhitë dhe djegia e kutive të votimit
Sfidat në disa pjesë të Karolinës së Veriut të shkatërruara nga uragani dhe djegia e kutive të votimit në Uashington dhe Oregon po rrisin trysninë ndaj zyrtarëve që mbikëqyrin zgjedhjet
-
1Nën2024
Katërmbëdhjetë të vdekur pas shembjes së çatisë së një stacioni të trenit në Serbi
Autoritetet serbe thanë se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë gjashtë vjeçar.
-
1Nën2024
Trump ton të ashpër ndaj ish-ligjvënëses republikane Liz Cheney
Donald Trump sugjeroi se zonja Cheney nuk do të ishte aq e gatshme të dërgonte trupa amerikane në luftë nëse ajo vetë do të vihej para tytës së armëve.
-
1Nën2024
Ministrja e jashtëm e Koresë së Veriut viziton Moskën
Vizita e Ministres së Jashtme Choe Son Hui në Moskë këtë javë dhe takimi i saj me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov vjen pas deklaratës së Pentagonit se Koreja e Veriut ka dërguar 10,000 trupa në…
-
1Nën2024
Kosovë, shqetësime mbi shkallën e ulët të përfaqësimit të grave në jetën politike dhe publike
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën thuhet se gratë ende mbesin të nënpërfaqësuara dhe se numri i tyre në poste të larta është i pakënaqshëm
-
1Nën2024
Vazhdojnë luftimet në Gazë, dhjetëra të vrarë sipas njoftimeve palestineze
Gjatë sulmeve ajrore izraelite, kryesisht në Gazën qëndrore, janë vrarë 47 njerëz, sipas agjencisë palestineze të lajmeve, ndërsa shteti hebre tha se ka vrarë ‘dhjetëra terroristë’ të grupit militant…
-
1Nën2024
Rusia gjobit Google 20,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000,000 dollarë
Gjoba ka arritur shifra marramendëse sepse dyfishohet çdo javë
-
1Nën2024
Celibashi: Po punojmë me PD-në për të mundësuar votimin elektronik në qarkun Tiranë
Në intervistën për Zërin e Amerikës ai tha se “ngelet kusht që të ketë një dakordësi nga gjithë spektri opozitar në lidhje me këtë proces”
-
31Tet2024
Vazhdojnë shqetësimet rreth marrëdhënies Musk-Putin
Ish-zyrtarë amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se Moska mund ta shihte zotin Musk si “një kanal të dobishëm” dhe “një marrëdhënie që ia vlen të kultivohet”
-
31Tet2024
Gjeorgjia fillon hetimin e zgjedhjeve
Zyrtarët patën deklaruar fitoren e partisë në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane. Opozita thotë se zgjedhjet u manipuluan dhe vëzhguesit perëndimorë ngritën shqetësime për procesin zgjedhor
-
31Tet2024
Në javën e fundit të fushatës, Harris, Trump akuzojnë njëri-tjetrin për krijimin e ndasive
Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe rivalja e tij demokrate, Kamala Harris akuzuan njëri-tjetrin për thellimin e mosmarrëveshjeve në një vend thellësisht të polarizuar























