Frikë nga malaria, 120 shqiptarë në Afrikë pa ilaçe parandaluese

Anopheles, mushkonja që përhap malarien
Alarm edhe nga Greqia, 50 të infektuar për 8 muaj.
Pas infektimit të 4 personave, ISHP: Mushkonja qarkullon në Vlorë e Fier.
Malaria rrezikon të kthehet në një sëm-undje autoktone në vendin tonë, njësoj siç ka ndodhur me Greqinë. Shteti fqinj, ashtu sikurse edhe ne deri në vitin 2009, ka pasur vetëm raste të importuara të sëmundjes. Ndryshe nga sa mund të pritet, risku më potencial, të paktën deri tani, nuk na kanoset nga fqinjët, por nga Afrika e largët. Rreth 120 persona, të nënkontraktuar nga një firmë private me qendër në Vlorë, të ndarë në grupe, dërgohen për të punuar në Guinenë ekuatoriale. Katër prej tyre, pasi janë kthyer prej andej, kanë shfaqur simptoma të sëmundjes dhe kanë rezultuar të infektuar prej saj. Asnjëri prej tyre nuk kishte marrë masa parandaluese apo vaksinë për sëmundjen.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)