E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmenduria e Google, përgatit syzet- kompjuter

Share

Për ca kohë ishte supozuar se çfarë po përgatitej në laboratorin sekret të Google Google X. Ideja ishte se së shpejti do kishim një kompjuter që do e veshim.

Deri javën e shkuar, shumë njerëz mendonin se bëhej fjalë për një orë që operon me sistemin Google Android.

Por tani është bërë e ditur se gjiganti po punon për një projekt shumë më ambicioz: një palë syze- kompjuter. Xhamat transparentë do shërbejnë si ekran. Po të mos ishte se në krahët e syzeve ka disa butona, që do shtypen si komanda për ekranin para syve tuaj, syzet do dukeshin krejt normale. Në fakt nuk është se butonat do bien shumë në sy.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›