INSTAT: Popullsia është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë
Popullsia e Shqipërisë gjatë vitit 2011 është 2 milion e 831 mijë e 741 banorë. Kështu është shprehur drejtoresha e INSTAT-it Ines Nurja gjatë prezantimit të rezultateve paraprake të censusit të popullsisë dhe banesave.
“Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.
“Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale ku rreth 53% e popullsisë jetojnë në zonat urbane dhe 43% në zonat rurale" tha Nurja.
Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.