Çmenduria për të jetuar në planetin Mars,78 mijë kërkesa brënda pak ditëve
Dhjetra mijëra persona duket sikur janë mërzitur me jetnë në Tokë,duke shprehur gadishmëri për të emigruar në Mars.
Siç raporton NBC,rreth 78 mijë persona kanë paraqitur kërkesën për tu bërë kolonë në planetine kuq,pranë organizatës jofitimprurëse Mars One,që nga moment kur kanë nisur rregjistrimet me 22 prill.
Objektivi i Mars One,është ai për të dërguar 4 persona në planetin Mars në vitin 2023,si pararojë për një koloni të përherëshme.
Me 78 mijë kërkesa brënda dy javëve kjo po bëhet puna më e këndëshme në histori. Këta numëra të çojnë drejtë objektivit tonë për gjysëm milionë kandidatë,deklaroi përfaqësuesi i shoqatës Bas Lansdrop.
Organizata me bazë në Hollandë ka në plan të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve ,në total gjashtë miliardë dollar,për të realizuar një lloj reality show,me të cilën do të dokumentohet jeta në planet.
Për të qënë kandidat potencial duhet të jesh mbi 18 vjeç,të dërgosh një video me 1 minutë,ku duhet të shpjegosh arsyet e kandidimit ,ky afat skadon me 31 gusht dhe kanë të drejtë 120 shtete të kandidojnë. P.K