E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimet e biletave Shqipëri-HungariÇmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari janë dukshëm më të ulura në raport me ndeshjen Shqipëri-Suedi.

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditura çmimet e biletave për ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Hungari, të programuar më datë 28 mars 2009, ora 20:30 në stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa".
Federata me politikën e saj të çmimeve të lira synon kthimin e tifozëve dhe mbështetjen e tyre pas barazimit të zbehtë pa gola në Maltë.

Çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Hungari janë dukshëm më të ulura në raport me ndeshjen Shqipëri-Suedi. Kundër suedezeve një biletë në tribunat qendrore (A dhe B) kushtonte  5000 lekë, ndërsa tani për Shqipëri-Hungari ato janë reduktuar në 3000 lekë. Në tribunë qendrore karshi (D2) çmimi i biletave nga 2000 lekë në Shqipëri-Suedi është “transformuar” në 700 lekë në Shqipëri-Hungari. 

ÇMIMET

Tribuna A dhe B        3000     lekë
Tribuna D2            700     lekë
Tribuna D1 dhe D3    500     lekë
Tribuna C dhe E        200     lekë

E Enjte, 19 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›