E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e ilaçeve do rriten me 20 përqind

Share

Këtë vit çdo ilaç përkrah pullës së sigurisë do te ketë edhe një pullë fiskale si mallrat e tjerë të konsumit. Pas aplikimit edhe te TVSh mbi barnat çmimi i tyre rrezikon të rritet me 20%.

Apeli vjen nga kongresi i farmacisteve te Shqipërisë, të cilët kanë kundërshtuar vendosjen e kësaj pulle, që do të përballohet nga pacientët. Farmacistët dolën me një rezolute te përbashkët ku kërkojnë rishikim të ligjit të miratuar kohe më pare duke këmbëngulur ne rivendosjen e kushtit te distancës për hapjen e një aktiviteti te ri. Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë të pranishëm ne kongres, pulla fiskale do të vendoset ne ilaç dhe ne recetën qe sjell pacienti nga mjeku. Në këtë mënyre arrihet te kontrollohet shitja e medikamenteve për te evituar abuzimet nga ana e farmacisteve. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës ne komisionin e shëndetësisë pohuan se kjo pulle do te rendoje me tej xhepat e pacienteve. Sipas tyre vetëm nga aplikimi i TVSh për ilaçet buxheti i shtetit ka përfituar 20 milionë euro, te ardhura qe janë përballuar nga te sëmuret./vizionplus

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›