Çmimet e naftës dhe benzinë ulen me 5 lekë
Në disa prej pikave të shitjes me pakicë, nafta dhe benzina janë shitur me cmim me te ulur. Pas uljes drastike të cmimit të naftës në bursa, tregu ynë i karburanteve ka reaguar me vonesë dhe me një tjetër rënie të papërfillshme
TIRANË - Pas uljes drastike të cmimit të naftës në bursa, deri në kuotën e 42 dollarëve, tregu ynë i karburanteve ka reaguar me vonesë dhe me një tjetër rënie të papërfillshme të cmimeve. Çmimet e karburanteve në pikat e tregtimit në Tiranë kanë pësuar sot (e hënë) një ulje prej 5 lekë për litër. Pothuajse në shumicën e pikave të tregtimit të karburanteve në Tirane çmimet sot ishin: 1 litër naftë 125 lekë, 1 litër benzinë 123 lekë dhe 1 litër Euro Diezel po me 123 lekë.
Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulta, duke qënë sot në 42,4 dollarë per fuçi, ndërsa para afro dy javësh ishte 53 dollarë për fuçi.
Ndaj cmimeve te palevizura te karburanteve ne tregun shqiptar kane reaguar Zyra per Mbrojtjen e Qyetareve dhe Konfindustria. Keto organizma kane kerkuar nga qeveria te nderhyje ne tregun e karburanteve dhe te rreguloje situaten qe i shkakton cdo dite shtetit dhe xhepit te konsumatoreve miliona leke dem.
(d.b/BalkanWeb)