Policia e Gjirokastrës sekuestron 101 kg marijuanë
Ne orët e para të mëngjesit të sotëm, Policia kufitare e Kakavijes sekuestroi 101 kg marijuanë. Personi që drejtonte automjetin ku ndodhej droga mundi të largohej duke braktisur pas mallin e destinuar për në Greqi
GJIROKASTER-Policia kufitare e Kakavijes ka bere të mundur sekuestrimin e 101 kg marijuanë në tentative për të kaluar kufirin grek. Rreth ores 01.30 ne mëngjesit të sotem njësiti i shërbimit të Policisë Kufitare, gjatë kryerjes së shërbimit, në vendin e quajtur Kthesa e Çecemit në aksin rrugor Vrisera –Llongo, ka konstatuar një automjet i cili lëvizte me ngadalësi në drejtim të kufirit. Efektivët janë afruar për të kryer kontroll, por personi që drejtonte automjetin ka devijuar rrugën duke braktisur më pas automjetin në një vend të fshehur. Pasi kanë shkuar në vendngjarje blutë e Gjirokastrës kanë zbuluar se brënda mjetit veturë tip Nisan Micra me targa TR 8710 L, gjendej një sasi e konsiderueshme droge e vendosur në pako të mbështjella me letër natriban. Pakot ishin futur në 4 canta shpine dhe ishin bërë gati për t’u transportuar drejt Greqisë. Policia e Gjirokastrës ka nisur menjëherë hetimet për të zbuluar drejtuesin e mjetit dhe personat e përfshirë në trafikun e marihuanës, të cilët dyshohet se bëjnë pjesë në një organizatë të mirëorganizuar të trafikut të paligjshëm.
(d.b/News24/BalkanWeb)