Çmimi Kristalshkon në Kanada, Zvicër dhe Kinë
Shkrimtarja kanadeze Margaret Atvud, këngëtari zviceran Udo Jurgens dhe piktori kinez Lang Lang ishin fituesit e çmimeve Kristal në edicionin e këtij viti, që u zhvillua në Davos të Zvicrës. Çmimi Kristal është një aktivitet i përvitshëm në të cilin nderohen artistë që japin një kontribut pozitiv në shoqëri përmes talentit të tyre. Kanadezja Atvud është autore e mëse 40 librave, përfshi këtu romane me famë botërore si Rëfenja e Punës me Dorë dheVrasësi i Verbër.
Pianisti Lang Lang, i cili interpretoi në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Pekinit, ka promovuar mbledhjen e fondeve të ndihmës për Haitin gjatë javëve të fundit. Ai interpretoi tre pjesë muzikore për kënaqësinë e publikut, përfshi këtu një pjesë tradicionale kineze. Për mendimin tim kjo është një urë e përkryer mes njerëzve, sidomos mes muzikantëve e fëmijëve, ndaj për muzikantët ka rëndësi prania këtu në Davos e diskutimit në lidhje me ndikimin e muzikës në jetën e njerëzve, mundësinë për dhënien e ndihmës nëpërmjet saj, tha ai. Vepra e tij, jashtë sferës së muzikës është vlerësuar nga revista Time e cila kohët e fundit e përfshiu në listën e 100 njerëzve me më shumë ndikim në botë. Ndër ish-fituesit e çmimeve prej Kristali, përmendim aktoren Ema Tompson e mjeshtrin e çelos Jo-Jo Ma etj.