Moti i keq bllokon disa komuna të vendit
Moti i keq ka shkaktuar bllokimin e disa zonave malore për shkak të reshjeve të dëborës. Në Peshkopi bllokohen nga bora komunat Lurë, Selishtë, Kalaja e Dodës dhe Arrasi. Është bllokuar aksi Peshkopi-Durrës dhe mund të kalohet vetëm me anë të zinxhirëve. Në Bulqizë janë bllokuar komunat Ostren, Terbisht dhe Zerqan, ndërsa në Burrel dëbora ka shkaktuar probleme në Xibër, Macukull, Rukaj dhe Komsi. Në Kukës janë bllokuar komunat Arrën, Kalis, Gryke Cajë dhe
Zapot, ndërkohë që moti i keq ka shkaktuar edhe ndërprerjen për orë të tëra të energjisë elektrike. Vështirësi hasen edhe në Korçë, ku akset rrugore kalohen vetëm me zinxhirë. Ndërsa në Qafë Thanë trashësia e dëborës ka arritur 50 centimetra duke vështirësuar qarkullimin.
Last Updated on E Enjte, 28 Janar 2010 22:51