E Diel, 1 Nëntor 2026

Çmimi i Filantopisë, Arvizu: Më shumë vëmendje ndaj halleve të qytetarëve

Në Shqipëri flitet për gjithcka që ka të bëjë me politikën, por shumë pak për hallet e qytetarëve. Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka qenë kritik ndaj elitës së vendit për mënyrën se si lë jashtë vëmendjes hallet reale të njerëzve të thjeshtë.
 

Këto deklarata të diplomatit amerikan në Tiranë Aleksandër Arivizu u bënë gjatë cermeonisë së ndarjes së çmimeve për filantropi për vitin 2011 të organizuar nga partnerët shqiptarë.

Kështu për këtë vit çmimi kombëtar për filantropi iu akordua kompanisë Vodafon Albania, për mbështetje të personave në nevojë. Çmimi pë kontribut në nivel lokal iu akordua bankës Raiffesen, ndërsa çmimi për kontributin si individ iu dha Asllan Sulës.

Po ashtu organizata "partnerët shqiptarë" dha çmimin special, pas vdekjes për Thoma Turtullin për veprimatrinë e tij në fushën e arsimit, shëndetësisë, kulturës.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›