Çmimi i dritave do ndryshojë pas zgjedhjeve

Kreu i ERE, Sokol Ramadani
Operatorët e sistemit energjetik, KESH, CEZ dhe OST, nuk do të kenë ndryshim të çmimeve deri pas zgjedhjeve të 2013-s. Enti Rregullator i Energjisë vendosi që rishikimi i radhës për çmimin e energjisë me të cilin KESH i shet energjinë CEZ-it dhe çmimin me të cilin OST transmeton për llogari të shpërndarjes, të bëhet pas qershorit të vitit 2013.
Në mbledhjen e djeshme të bordit të komisionerëve, grupi i punës i ERE-s ishte ai që dha edhe argumentet se pse nuk mund të caktohet momentalisht çmim i ri për operatorët. Kjo më tepër lidhet me faktin që të dhënat e rezervuara nga CEZ Shpërndarje për bilancin e vitit të kaluar nuk janë ende të qarta për ERE-n, ndërkohë që nuk është vënë në dispozicion edhe materiali i nevojshëm që është kërkuar nga ana e ERE-s për të bërë një vlerësim të saktë të situatës.
Po kështu, sipas ERE-s, nuk mund të merret një vendim për caktim çmimesh të reja në momentin që ndaj CEZ Shpërndarjes ka filluar një procedurë për heqje licence për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve nga ana e kompanisë. Çdo fund viti Enti ka caktuar çmimet e reja për operatorët e tregut dhe për klientët fundorë, por lidhur me këta të fundit, nga sa është deklaruar, nuk do të ketë ndryshim deri në vitin 2014, kurse mes operatorëve do të ketë ndryshim tarifash për të bërë korrigjime në bazë të situatës që mund të përjetojë njëri apo ERE vendosi që për KESH, CEZ dhe OST tarifat të mbeten të njëjta Vendimi, çmimi i dritave do ndryshojë pas zgjedhjeve tjetri, siç mund të jenë balancat import-eksport.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne gazeten Panorama)